Tonimer Lab Strong Spray Isotonic Solution * 200 ML

Tonimer Lab Strong Spray Isotonic Solution * 200 ML

Lekë 1,050.00
Title:  
Solucion izotonik zhbllokues i hundëve të zëna.

200 ml

Tonimer Lab Strong Spray Isotonic Solution përmban një solucion steril Izotonik të Ujit të Detit, me përmbajtje natriumi të reduktuar dhe pH pak alkalin, veçanërisht i përshtatshëm për largimin dhe hollimin e mukozës që bllokon zgavrat e  hundës në rastet e rinitve dhe ftohjeve.
Është praktik dhe i lehtë për t'u përdorur, nuk përmban konservues apo gaz shtytës, duke reduktuar kështu mundësinë e shkaktimit të reaksioneve alergjike. 

Prania e një valvule pa kthim dhe një qese që izolon solucionin fiziologjik:

  • garanton sterilitetin e tij;
  • lejon përdorimin e shishes në çdo drejtim;
  • e mban tretësirën gjithmonë në temperaturën e dhomës;
  • parandalon absobrimin e mukusit nga shishja.
Tonimer Strong respekton shtresën e ozonit.

Udhëzime për përdorim:

  • Pas heqjes së kapakut, të rriturit dhe fëmijët që janë në gjendje të përdorin produktin në mënyrë të pavarur mund të përdorin Tonimer në çdo pozicion. Megjithatë, këshillohet që të vendoseni mbi lavaman, ta mbani kokën të anuar në njërën anë dhe t'a aplikoni në vrimën e sipërme të hundës. 
  • Shtypni në shpërndarësin për të lëshuar produktin. 
  • Përsëriteni të njëjtën procedurë me vrimën tjetër të hundës.
  • Për foshnjat dhe fëmijët e vegjël: shtrijeni fëmijën në anën e tij, aplikojeni në vrimën e sipërme të hundës dhe shtypeni. Vendoseni fëmijën në anën tjetër dhe përsëritni me vrimën tjetër të hundës.
  • Pas përdorimit, pastroni dhe thani shpërndarësin dhe mbylleni paketimin.

Frekuenca e përdorimit: sipas nevojave individuale, megjithatë disa herë në ditë ose sipas sugjerimit mjekësor.

Shiko edhe