Vacontil 2 MG * 40

Vacontil 2 MG * 40

Lekë 361.00
Title:  
Medikament trajtues i diarresë.

40 tableta

Vacontil 2 MG përdoret për të trajtuar diarrenë e papritur duke përfshirë dhe diarrenë e udhëtarit. Ngadalëson lëvizjen e zorrëve dhe i bën feçet më pak të ujshme. Trajton simptomat e diarresë jo shkakun (infeksionin). 

Përdoret për të rritur dhe fëmijë mbi 8 vjeç.

  • Tabletat Vacontil përmbajnë Loperamid, një agjent antidiarreik, që eliminon diarrenë duke ngandalësuar aktivitetin e zorrëve. Ndihmon trupin të përthithë më shumë ujë dhe kripëra nga zorrët. Trajton diarrenë e papritur dhe diarrenë që zgjat për një kohë më të gjatë.

Indikohet në trajtimin e:

  • Sulmeve të shkurtra të diarresë në të rritur dhe fëmijë mbi 8 vjeç
  • Diarresë (kronike) që zgjat për një kohë të gjatë në të rriturit.

Udhëzime për përdorim:

Gjithmonë lexoni flëtëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
  • Të rriturit: Rekomandohet të merrni 2 tableta menjëherë dhe vazhdoni me 1 tabletë pas çdo defekimi të ujshëm.
  • Fëmijët 9-12 vjeç: Rekomandohet të merret 1 tabletë 4 herë në ditë derisa diarreja të vihet nën kontroll.
  • Ky bar mund të merret deri në 5 ditë.
Për diarrenë që zgjat rekomandohet të këshilloheni me mjekun.

Shiko edhe